Shpallen 3 zona turistike nën mbrojtjen e shtetit

26 Janar 2022 | 13:44

Qeveria ka vendosur të shpallë parqe natyrore Lumin e Vjosës, Luginën e Shalës dhe Parkun e Munellës.

Lajmi u bë me dije nga Mirela Kumbaro pas mbledhjes së qeverisë të mërkurën.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit tha se për Vjosën, që ka qenë një çështje shumë e debatuar ka pasur kontribut nga shumë aktorë derisa u mor ky vendim.

Sipas saj territori i mbrojtur në Shqipëri ka shkuar nga 18 në 21 për qind.

Kumbaro lajmëroi se do të krijohen strategji për të ruajtur këto zona dhe për të zhvilluar turizmin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026