Shpallet kompania fituese e rrugës Korçë-Ersekë, pesë milionë euro për kilometër
Punimet për pjesën e amortizuar të rrugës Korçë-Ersekë tashmë e kanë marrë dritën jeshile.
Do të jetë e njëjta kompani, e cila ka ndërtuar pjesën e parë të rrugës në vitet 2013-2018, e cila ka siguruar kontratën në garën me 5pesë operatorë, nga të cilët tre u skualifikuan për mungesë dokumentacioni.
Shtatë vite pas tenderit të parë, kostot janë 5-fishuar dhe për Partinë Demokratike, kjo është një aferë e pastër korruptive brenda qeverisë.
“Tenderi ishte fiktiv. Katër km rrugë do të kushtojë 20 milionë euro, në vend që të kushtonin katër milionë euro”, – tha Ervin Minarolli, Sekretar i Burimeve Njerëzore në PD.
Sipas kontratës së firmosur në ARRSH, kompania A.N.K, do të ndërtojë 4.15 km për 24 muaj. Gjatësia e aksit nuk e mbyll përfundimisht investimin që lidh 2 qytetet juglindore, por eliminon rrugën e amortizuar që kalon nga Qafa e Qarrit.
Një inxhinier, projektues i veprave rrugore në vend, tha për Euronews Albania në kushte anonimati, se kostot e rrugëve janë rritur vitet e fundit për shkak të standardit që ka vendosur BE, por llogaritjet për aksin në fjalë janë abuzive.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta