Shpallet përbërja e qeverisë së re franceze: Jean-Noel Barot, kreu i diplomacisë 

21 Shtator 2024 | 21:36

Pas dy javësh është bërë e ditur sonte përbërja e qeverisë së re të kryeministrit Michel Barnier, në të cilën kreu i ri i diplomacisë franceze do të jetë ish-ministri për Evropën, Jean-Noel Barot.

Ekipi i Barnier prej 39 personash është shumë i ri dhe përfshin disa figura të shquara politike, shkruan Figaro.

Sébastien Lecornu qëndroi në postin e ministrit të Mbrojtjes, ndërsa ministri i ri i Brendshëm është Bruno Retajo.

Ministër i Ekonomisë, Financave dhe Industrisë u emërua Antoine Armand dhe Ministre e Arsimit Anne Genet, gjithashtu makroniste, ndërsa Ministre e Kulturës do të jetë Rashida Dati.

Sipas Figaro, nuk është për t’u habitur që ministrat e rinj vijnë nga partitë e djathta apo nga radhët e makronistëve.

Maude Brejon, e cila prej katër vitesh mbron në televizion aksionin e pushtetit ekzekutiv, është emëruar si zëdhënëse e qeverisë, ndaj fytyra e saj është relativisht e njohur për publikun e gjerë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Valë e të nxehtit në Francë, mbyllet një reaktor bërthamor për shkak të temperaturave të larta

Vala e të nxehtit në Francë do të vazhdojë të paktën deri më 14 korrik sipas Shërbimit Meteorologjik Francez. Sa i përket temperaturave sot të enjten, ato pritet të...
15:41 | 09/07/2026

Mbi 5 mijë viktima nga i nxehti në Gjermani

Rreth 5,120 persona kanë humbur jetën në Gjermani si pasojë e temperaturave të larta nga fillimi i verës deri në fund të qershorit, sipas vlerësimit...
12:52 | 09/07/2026

Kërcënimi i ri i Trumpit për Grenlandën shkakton traumën e pashëruar të Evropës

Lufta për të ardhmen e Groenlandës është larg të mbaruarit, ndërsa Trump ringjall përpjekjen e tij për të pushtuar ishullin, duke rihapur frikërat më të...
08:09 | 09/07/2026