Shpejtësi si në Formula 1, mbi 20 shoferëve u “fluturon” leja e drejtimit

11 Tetor 2020 | 07:22

Të udhëtosh në superstradën Tiranë-Durrës është një rrezik i madh. Jo vetëm hyrje daljet e automjeteve por edhe kalimi nga njëri krah i rrugës në tjetrin kthehen shpesh në shkak për aksidente, që rezultojnë dhe fatale.

Por, një nga rreziqet më të mëdha e udhëtimit në këtë rrugë është shpejtësia e lartë. Një pjesë e mirë e shoferëve sidomos gjatë natës nuk e respektojnë kufizimin 90 km/h aq sa është shpejtësia maksimale që lejohet në këtë segment rrugor.

Nga një vrojtim gjatë ka bërë Policia Rrugore gjatë kësaj fundjave, janë pikasur shoferë duke lëvizur me shpejtësi deri në 177 km/h. Gjithashtu nuk kanë munguar as rastet kur shoferët kanë qenë duke udhëtuar në gjendje të dehur.

“Janë pezulluar 11 Leje Drejtimi, për shpejtësi që varionin nga 137 km/h deri në 177 km/h.  Dhe 10 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionin nga 0.40mg/l deri në 0.49 mg/l. Dy drejtues mjetesh në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur që varionin nga 0.59 mg/l deri në 0.89 mg/l, sasi që sipas testeve të verifikuara vinte në rritje dhe njëri prej drejtueseve të mjeteve në gjendje të dehur kishte dalë nga rruga, fatmirësisht pa dëme në njerëz”, bëhet e ditur nga policia.

Në shumicën e rasteve gjobitjet në kryeqytet janë për parkime të gabuara ndërsa mungon ndëshkimi i shoferëve që shkelin rregullat e qarkullit, të cilët në shumicën e rasteve bëhen shkak për aksidentet dhe bllokim të qarkullimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026