Shpend Ahmeti: Të mos lejohet kompania serbe të blejë ‘Ipko’, cenohet siguria kombëtare
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka ngritur shqetësimin lidhur me mundësinë e blerjes së operatorit të telefonisë celulare që operon në Kosovë ‘Ipko’, nga Telekom Srbija.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryekomunari kërkon që kjo ofertë të mos pranohet, pasi sipas tij cenon sigurinë kombëtare. Ai ka kërkuar nga qeveria që të reagojë menjëherë lidhur me këtë fakt.
“Telekom Srbija paska dhënë ofertën më të lartë për ta blerë Ipkon. Më kujtohet kur para dy vitesh Banka Qendrore e Serbisë bllokoi blerjen e Telenor Bankes në Serbi nga shqiptari Elvin Guri.
As oferta nuk do të duhej të lejohej. Së pari njohja, por edhe në rast njohjeje, asetet e ndjeshme duhet të jenë diskutim i sigurisë kombëtare.
Ipko duhet ta bëjë të qartë këtë sa më herët!
E Qeveria sa më shpejtë të deklarohet bashkë me ARC”, shprehet kreu i Prishtinës.
Prej një viti Telekom Sllovenia ka nisur aktivitetet e saj për të shitur 100% të aksioneve në degën e saj të Kosovës.
Telekom Sllovenia u bë pronar i vetëm i telefonisë celulare Ipko vitin e shkuar, pasi bleu pjesën e mbetur prej 6.89% të kompanisë që nuk e kishte tashmë.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta