Shpenzimet e studentëve, monitorimi i “Guxo”: Mjekëve të rinj u duhen mbi 6 mln lekë të reja që të shkollohen

5 Tetor 2020 | 07:36

Organizata studentore “Guxo” ka zhvilluar një monitorim mbi shpenzimet që kanë studentët e mjekësisë në Shqipëri, dhe koha që u duhet të punojnë për të rikuperuar këto shpenzime.

Sipas të dhënave të “Guxo”, duke përfshirë dhe specializimin, një student i mjekësisë duhet të shpenzojë rreth 6 milionë lekë të reja, ndërsa për ta marrë mbrapsht këtë shifër, një mjek duhet të punojë rreth 8 vite në profesion.

Aktivistja e organizatës “Guxo”, Mersi Shehu tha për Euronews Albania se studimi i bërë në bashkëpunim me studentët dhe specializantët e mjekësisë, tregon se kostot e studimit për ta janë të papërballueshme dhe nuk e justifikojnë atë çka do të marrin në vendin e punës, të paktën për 8 vitet e para.

Kjo sipas saj ka ndikuar në largimin masiv të mjekëve nga Shqipëria. Ajo sugjeroi marrjen e masave për subvencionimin e një pjese të kostove që u duhet të paguajnë këta studentë, në mënyrë që të rritet motivimi tek ata.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026