Shpërndanin kanabis në kryeqytet, arrestohen 12 persona, në kërkim 6 të tjerë

17 Qershor 2021 | 09:27

Grupi kryesor i shpërndarjes së kanabisit me doza në kryeqytet, është arrestuar nga Policia.

Të enjten, Deivid Shuaipi, Farjon Palushi, Jurgen Halitaj, Ismail Gurra, Denard Buci, Josif Ceka, Oltion Doku, Fabian Pitani, Doris Murati, F. S (i mitur), L. D (i mitur), dhe A. Ll (i mitur), kanë rënë në prangat e Policisë prej operacionit policor të koduar “Parku”.

“Këta shtetas merreshin me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike  në zonën e ish-Parkut, në rrugën ‘Ndre Mjeda’ dhe ‘Frosina Plaku’” – thuhej në njoftimin e Policisë.

Në kërkim janë shpallur shtetasit, Arnaldo Çiçaj, Ergest Mema, Frenkli Sorra, Redi Palushi, Aleksandro Maliqaj dhe i mituri R. D.

Hetimet për grupin që shpërndante drogë filluan pas një denoncimi të një prej funksionarëve të Policisë së Shtetit, Shkëlqim Kokonozi, të cilit pak kohë më parë iu dogjën dy makina.

Nga ky denoncim Policia e Tiranës, e më konkretisht komisariati nr.2 ra në gjurmët e grupit që shiste lëndë narkotike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026