Dalin datat e shpërblimit, 10 ditë kohë për pensionistët për të marrë bonusin 5000 lekë 

20 Dhjetor 2020 | 11:53

Për dhjetë ditë me radhë, deri në datën 31 dhjetor, mbi 655 mijë pensionistë do të tërheqin shpërblimin prej 5 mijë lekë të akorduar nga qeveria me rastin e festave të fundvitit.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar grafikun, një ditë para nisjes së procesit, duke orientuar të moshuarit në të gjithë vendin që të paraqiten në sportelet Postës Shqiptare, sipas një plani të kordinuar në mënyrë që të mos krijohet kaos me radhët.  

Kështu, sipas grafikut në datën 21 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1-2 dhjetor. Me të njëjtën logjikë do të vijohet deri ditën e fundit të dhjetorit, ndërsa  shpërblimet e patërhequra në dhjetor paguhen përgjatë ditëve në vazhdim, me paraqitjen e përfituesit në sportele.

Lajmi për bonusin e këtij viti u dha nga kryeministri Edi Rama në fillim të kësaj jave, ndërsa me aktin normativ që ndryshoi sërish buxhetin, fondi për këtë kategori mbërrin në 3.4 miliardë lekë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026