Shpërndarja e vaksinave në Itali, bazë ushtarake si qendra e ruajtjes së ilaçit, nis procedura në janar
Italia ka vënë në dispozicion, si qendër kombëtare të shpërndarjes së vaksinave anti-COVID, një bazë ushtarake që ndodhet në afërsi të Romës.
Qendra ushtarake ka dimensione të bollshme dhe është konsideruar si pika më e mirë e ruajtjes dhe shpërndarjes së vaksinave, pasi lejon uljen e helikopterëve apo aeroplanëve të madhësive të ndryshme. Nga kjo qendër vaksinat do të shpërndahen në të gjithë territorin e Italisë.
Autoritetet italiane kanë bërë me dije se deri në gjysmën e vitit 2021 do të vaksinojë gati të gjithë popullsinë, prej 60.4 milionë banorë. Vaksinimi pritet të fillojë në janar të vitit tjetër.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga Bashkimi Europian, Italia ka siguruar rreth 202.5 milionë doza vaksinash nga gjashtë kandidatë të ndryshëm, mes tyre edhe partnerët Pfizer dhe BionTech të cilët kanë marrë aprovimin e nisjes emergjente të procedures së vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar.
Sasia e dozave të vaksinave është e mjaftueshme për të vaksinuar më shumë se dyfishin e popullsisë.
Qeveria italiane ka përcaktuar se vaksinimi do të jetë falas dhe do të merret në mënyrë vullnetare.
Lexoni gjithashtu:
Fushata e vaksinimit, në Britani nis injektimi i 800.000 dozave të para të vaksinës Pfizer
A do të jetë vaksina e detyrueshme në vendet e Bashkimit Europian?
Testimi masiv në Austri, pjesëmarrje e ulët, aplikohet në një të tretën e popullsisë
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West