Shpërthim i madh në urën e vetme që lidh Rusinë me Krimenë

8 Tetor 2022 | 08:46

Një zjarr i madh shpërtheu në urën hekurudhore midis gadishullit të Krimesë dhe Rusisë në orët e para të së shtunës.

Media shtetërore ruse thotë se një rezervuar karburanti është në flakë, pa specifikuar shkakun.

Pamjet duket se tregojnë një tren në urën hekurudhore të ngushticës Kerç të djegur, me urën rrugore ngjitur gjithashtu dukej se ka pësuar dëmtime, shkruan BBC.

Krimea u aneksua në vitin 2014 nga Moska, e cila tani përdor urën për të lëvizur pajisjet ushtarake në Ukrainë.

Një këshilltar i kreut të Krimesë, i cituar nga agjencia shtetërore ruse Ria Novosti, tha se po punohet për shuarjen e zjarrit.

Media shtetërore ruse, ndërkohë, tha se trafiku është pezulluar në urë.

Ura e Krimesë thuhet të jetë një objektiv kyç për forcat ukrainase që kanë sulmuar logjistikën ruse.

Ura përtej ngushticës Kerç u hap nga Presidenti Vladimir Putin në vitin 2018, katër vjet pasi Moska aneksoi ilegalisht Krimenë.

Vendkalimi është më shumë se 100 milje nga territori i mbajtur nga Ukraina. Një ekspert i eksplozivëve i tha BBC-së se zjarri ndoshta nuk ishte shkaktuar nga një raketë.

“Mungesa e dëmtimit të dukshëm nga shpërthimi, fragmentimi në sipërfaqen e rrugës tregon se nuk është përdorur një armë nga ajri”, tha ai.

Eksperti tha se kishte më shumë mundësi të kishte qenë një sulm i planifikuar nga poshtë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026