English

Rëndohet bilanci i të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj të Kosovës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rritet numri i të lënduarve nga shpërthimi i bombolave të gazit në një lokal në Ferizaj. 44 persona kanë pësuar djegie të ndryshme trupore, teksa 14 janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK në.

- Advertisement -

 “Deri më tani 14 pacientë. Gjendja momentale e tyre mund të themi se është stabile edhe pse është mesatarisht e rëndë. Nga gjitha rastet, pesë janë trajtuar në sallën operative, priten edhe katër të tjerë. Një do të shkoj në sallën e ortopedisë meqë ka lëndime në këmbë, të tjerët me lëndime më të lehta do të trajtohen në repart”, tha Agron Çitaku, mjek kujdestar në QKUK.

Çitaku konfirmoi se pesë persona janë duke u operuar ndërsa pritet që edhe katër të tjerë të futen në operacion në orët në vazhdim. Mosha e të lënduarve të sjellë për trajtim në QKUK është nga 18 deri 49 vjeç. Të gjithë ata, kanë pësuar lëndime në pjesën e sipërme të trupit dhe në fytyrë.

Pjesa tjetër e të lënduarve janë duke u trajtuar në spitalin rajonal të Ferizajt. Mes tyre, sipas major Qazim Rekës

 “Në orën 14:27 kemi marrë informacion që ka pasur një eksplodim. Të gjitha njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë lajmëruar njësitet e zjarrfikësve dhe emergjenca. Sipas hetimeve të para bëhet fjalë për një bombol gazi. Numri i të lënduarve deri më tani është 44, 14 janë duke u trajtuar në Prishtinë të tjerët janë në Ferizaj”, tha ai.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, vizitoi pacientët e lënduar, të shtruar në spital.

 “Të tmerrshme, pamjet nga shpërthimi i fuqishëm i pasdites së sotme në njërin nga restorantet në kompleksin “Village” në Ferizaj. Uroj të mos shënohet asnjë viktimë e gjithashtu gjatë vizitës që i bëra, i urova shërim të shpejt gjithë të lënduarve”.

Policia po kryen hetimet, por deri tani nuk  ka ndonjë informacion më të detajuar se si ka ndodhur shpërthimi i bombolës së gazit, nga e cila u lënduan persona edhe jashtë tij.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit, që la pas 44 persona të plagosur.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?