Shpërthen në flakë restoranti në Madrid, disa klientë digjen brenda. Shkak kamarieri

22 Prill 2023 | 19:32

Të paktën dy persona kanë vdekur dhe dhjetë të tjerë janë plagosur pasi një zjarr përfshiu aksidentalisht një restoranti italian në mbrëmjen e së premtes në Madrid.

Njëri prej të plagosurve është në gjendje kritike për jetën dhe pesë të tjerë me lëndime të rënda.

Bimët plastike në restorant morën flakë gjatë procesit të djegies së një pjate me ushqim. Diçka shkoi keq nga kamarieri që po bënte procesin dhe flakët u përhapën me shpejtësi në të gjithë restorantin.

“Flambéeing” është një teknikë që përfshin përdorimin e një alkooli për të djegur një pjatë të caktuar gjatë servirjes në tavolinë.

Zakonisht bëhet për efekt dramatik dhe për t’i dhënë ushqimit një aromë tymi.

Zjarri shpërtheu pranë hyrjes së restorantit “Burro Canaglia”, gjë që e bëri më të vështirë për njerëzit të shpëtonin, raportoi gazeta spanjolle El Pais.

Gazeta raportoi gjithashtu se një nga ata që vdiqën ishte një punonjës i restorantit.

Megjithëse zjarri u shua shpejt, ai ishte “jashtëzakonisht intensiv” dhe prodhoi “shumë tym”, tha kryetari i bashkisë së Madridit, Jose Luis Martinez-Almeida.

Kryebashkiaku tha se kishte rreth 30 persona dhe anëtarë të stafit në restorant në momentin e rënies së zjarrit.

Ai paralajmëroi se do të kishte më shumë viktima nëse zjarrfikësve do t’u duhej më shumë kohë për të shkuar në vendngjarje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026