Një vullkan shpërtheu sërish në Islandë të mërkurën në mbrëmje, duke shënuar shpërthimin e shtatë të tillë brenda vitit. Zyrtarët thonë se shpërthimi i fundit është më i vogël se ai i gushtit dhe tregon se aktiviteti vullkanik në zonë ka arritur kulmin e tij.
Shpërthimet e përsëritura pranë qytetit Grindavík kanë dëmtuar infrastrukturën dhe pronat, duke detyruar shumë banorë të evakuohen. Autoritetet thonë se qyteti nuk është më në rrezik nga ky shpërthim i fundit, por mbetet kryesisht i braktisur pas urdhrave për evakuim të dhënë në dhjetor të vitit të kaluar.
Aeroporti kryesor ndërkombëtar i Islandës, Keflavík, deklaroi në faqen e tij të internetit se fluturimet nuk janë prekur dhe asnjë infrastrukturë kritike nuk është në rrezik.
Por banjat termale Blue Lagoon, një nga destinacionet turistike më të njohura në Islandë, janë mbyllur dhe ka evakuuar vizitorët e saj. Islanda ndodhet në vijën e çarjes midis pllakave tektonike Euroaziatike dhe Amerikano-Veriore dhe është një pikë e nxehtë për aktivitet sizmik.
Vullkani në Gadishullin Reykjanes kishte qenë në gjendje qetësie për rreth 800 vjet para se sistemet gjeologjike të riktheheshin në jetë në vitin 2021. Që atëherë, shpërthimet në zonë janë bërë gjithnjë e më të shpeshta, me aktivitetin vullkanik më të fundit që është i gjashti vetëm këtë vit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Austria mund të heqë veton për hyrjen e Rumanisë dhe Bullgarisë në Shengen
- Kurti: Perëndimi po gabon duke e quajtur Serbinë partnere të besueshme