Shpërthim me lëndë plasëse në Kamëz, dëmtohet një kantier ndërtimi
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në bulevardin “Nënë Tereza” në Kamëz, pranë një objekti që është ende në ndërtim.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:40 minuta në pjesën e jashtme të rrethimit të kantierit, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori dyshohet të ketë vepruar i vetëm. Pamjet e administruara nga kamerat e sigurisë tregojnë një person që afrohet pranë kantierit, vendos lëndën plasëse dhe largohet menjëherë me motoçikletë.
Hetuesit po verifikojnë disa pista, mes tyre edhe mundësinë e një konflikti të mundshëm që mund të lidhet me pronësinë apo aktivitetin e ndërtimit. Megjithatë, pronarët para oficerit të policisë gjyqësore kanë deklaruar se nuk kanë pasur konflikte apo kërcënime të mëparshme.
Pas sinjalizimit për shpërthimin me tritol, forca të shumta policie dhe ekspertë hetimorë mbërritën në vendngjarje, ku nisën punën për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorit.
Njoftimi i policisë
Kamëz/Informacion paraprak
Rreth orës 03:40, në bulevardin “Nënë Tereza”, në pjesën e jashtme të rrethimit të një kantieri ndërtimi ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe dokumentimin e plotë të rastit

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë