Shpërthim me tritol në qytetin e Shkodrës, nuk raportohet për të lënduar
Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Euronews Albania nga të dhënat paraprake mëson se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani”.
Gazetari Teodor Gjerga raporton nga vendngjarja se automjeti ku ishte vendosur lënda plasëse është në pronësi të Nazmi Bandule, person me precedent penal.
Lënda shpërthyese ishte vendosur në makinën tip “BMVX5”, e cila po qëndronte e parkuar brenda oborrit të shtëpisë së Nazmi Bandule.
Pak minuta pas shpërthimit, Policia e Shkodrës ka shpërndarë për mediat informacionin zyrtar për ngjarjen.
“Më datë 26.12.2020, rreth orës 20:25, në lagjen “Partizani”, Shkodër, mjeti i cili ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë së shtetasit N. B, ne rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës eksplozive, duke shkaktuar vetëm dëme materiale”, thotë policia.
Blutë e kryeqendrës së veriut kanë rrethuar menjëherë zonën ku ndodhi shpërthimi dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta