Shpërthim në ndërtesën e zyrave në Stokholm, dyshohet për përplasje mes bandave

18 Janar 2023 | 19:02

Një shpërthim ndodhi mëngjesin e së mërkurës në hyrjen e një ndërtese zyrash në veri-perëndim të Stokholmit. Askush nuk mbeti i lënduar, por godina pësoi dëme të shumta materiale.

Zona u rrethua nga agjentët e policisë, ndërsa ekspertët e eksplozivëve kryen kërkime në zonë. Shpërthimi u shkaktua nga një bombë, por motivet nuk dihen ende.

“Në fillim nuk e kuptova që ishte tek hyrja e godinës sonë. Lajmërova një kolegun tim dhe së bashku kontrolluam për t’u siguruar që gjithçka ishte në rregull. Në fillim ishte e frikshme, por pastaj u mësuam”, tha Gustav Zetterberg, dëshmitar.

Një ditë më parë një bombë shpërtheu në një restorant të Stokholmit. Përplasjet mes bandave kriminale të përbëra nga emigrantë po e shqetësojnë gjithnjë e më shumë Suedinë, dikur e njohur për qetësinë e saj.

Vendi ka rënë nga maja në fund të klasifikimit të BE-së sa i takon vrasjeve me armë zjarri në dy dekadat e fundit, me një mesatare prej 1 person të qëlluar për vdekje në javë

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026