Shpërthim tritoli në shtëpinë e Armand Dukës
Një sasi tritoli ka shpërthyer mbrëmjen e së hënës pranë shtëpisë së kreut të FSHF, Armand Duka në Durrës.
Lënda plasëse ishte vendosur në derën e jashtme të banesës private të Dukës, në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar.
Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale në pjesën e jashtme të derës.
Vetë Duka mësohet se nuk ka qenë në banesë në momentin e ngjarjes sepse ka qenë i pranishëm në derbin Tirana-Dinamo.
Armand Duka është në një konflikt të hapur me bashkinë e Tiranës në garën për t’u zgjedhur president i FSHF për herë të gjashtë.
Bashkia e Tiranës, aksionere e ekipit të Tiranës, ka kërkuar hetim ndërkombëtar për kreun aktual të FSHF, Armando Duka.
Ndërkohë, FSHF ka publikuar një audio të kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë mbledhjes së mbajtur pasditen e 23 janarit 2022 me anëtarë të Shoqatës Rajonale të Futbollit në Tiranë dhe akuzojnë për ndërhyrje në zgjedhjet e FSHF-së.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta