Shpërthime me lëndë plasëse në Fushë-Krujë dhe Lushnje

1 Nëntor 2022 | 23:37

Dy shpërthime me lëndë plasëse janë regjistruar mbrëmjen e së martës në Fushë-Krujë dhe Lushnje.

Sipas informacioneve paraprake, në lagjen “Magaze” të Fushë-Krujës, lënda plasëse shpërtheu në oborrin e banesës së shtetasit M. Baftjari, 54 vjeç, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Ndërsa, në Lushnje, shpërthimi ndodhi në lagjen “18 Tetori, në oborrin e banesës së shtetases L. L., 75 vjeçe.

Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026