English

Shpërthimi me eksploziv në Lezhë, policia vë në pranga 21-vjeçarin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Lezhës ka arrestuar 21-vjeçarin me iniciale E.P i cili akuzohet si autori i dyshuar për vendosjen e një sasie lënde plasëse në objektin e Liam Gjokës.

- Advertisement -

Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur më 19 nëntor të këtij viti, ku dyshohet se sasia e eksplozivit ishte vendosur në një nga kolonat e objektit në ndërtim. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Si rezultat i provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Eksplozivi”, si rezultat i të cilit, në bashkëpunim më Komisariatin e Policisë Krujë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. P., 21 vjeç, banues në Larushk, Krujë. Ky shtetas, më datë 19.11.2020, në Shëngjin, Lezhë, dyshohet të ketë vendosur në një nga kolonat e një objekti në ndërtim, në pronësi të shtetasit L. Gj., një sasi lënde plasëse, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mbi 21-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Kanosja”.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?