Shpërthimi në Ferizaj, 6 pacientë me djegie të thella, një 20-vjeçare në gjendje të rëndë
Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Plastike në Qendrën e Klinikes Universitare të Kosovës, Zenë Buja është shprehur për KosovaPress se pas shpërthimit të bombolave të gazit në lokalin në Ferizaj, 6 prej të plagosurve kanë djegie të thella.
“Dje ne i kemi trajtuar 14 pacientë prej tyre 6 pacientë për shkak sipërfaqe të djegieve të thella janë udhëzuar për mjekimin intensiv qendror. Ndërsa, 8 të tjerë janë me djegie mesatarisht të rënda dhe janë duke u trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike”, tha Buja.
Ai tregoi se një 20-vjeçare është në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“Ndërsa këta që janë duke u trajtuar në klinikën tonë janë relativisht, por që mund të rëndohet gjendja e tyre. Mosha është mesatare ndërsa është edhe një 20-vjeçare që është më e reja dhe ajo është duke u trajtuar në klinikën intensive e që është në gjendje më të rëndë”, tha ai.
KosovaPress ka kontaktuar edhe me drejtorin e Klinikës Intesive në QKUK, Shaqir Uka i cili ka treguar për gjendjen shëndetësore të pacientëve që po trajtohen në këtë klinikë.
Aktualisht pretendohet se gjendja e tyre është stabile por megjithatë, Uka tha se këta pacientë hyjnë në mesin e personave të rrezikuar.
“Në Klinikën e Intensivit Qendror janë duke u trajtuar pesë prej tyre që kanë qenë në gjendje më të rëndë dhe një prej tyre është i sistemuar në klinikën e kardiokirurgjisë, pra janë gjashtë prej të lënduarve. Gjendja shëndetësore e pacientëve për momentin pretendohet me qenë stabile edhe pse me këtë shkallë të djegies këta pacientë hyjnë në radhën e atyre pacientëve që janë të rrezikuar”, tha Uka.
Drejtori Uka tregoi edhe djegiet e sipërfaqes së trupit të këtyre pacientëve është nga 35 deri në 50 përqind.
“Moshat janë nga 20 deri në 45 vjeç. Lëndimet janë djegie të sipërfaqes së trupit të lëkurës nga 35 deri në 50 përqind”, tha Uka.
Ndërsa disa nga të lënduarit siç shkroi mbrëmë kryetari i Ferizajt, Agim Aliu do të dërgohen për trajtim në Turqi.
Lexoni gjithashtu:
Rëndohet bilanci i të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj të Kosovës
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta