Shpëtohet i mituri, 8-vjeçari mbahej në mal nga babai

5 Qershor 2020 | 20:31

Një fëmijë 8-vjeçar që mbahej në pyllin e Kurbneshit në Mirditë nga babai i tij, në kundërshtim me vendimin e gjykatës që kujdestarinë ja kishte lënë nënës, u shpëtua nga policia. I mituri u gjet në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa mbahej nga babai prej 1 viti e gjysmë në mal. Për 44-vjeçarin, gjykata e Lezhës kishte caktuar edhe masën e sigurisë arrest me burg për dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes.

Për rastin reagoi edhe ministri I brendshëm Sandër Lleshaj sipas të cilit sot përfundoi një kalvar i rëndë vuajtjesh i një fëmije i cili mbahej peng në male nga babai i tij, që prej nëntorit të vitit 2018. Sipas Lleshajt, nga sot ky fëmijë mund t’i rikthehet jetës dhe nëna e tij e munduar mund të çlirohet nga një makth i tmerrshëm.

“Përfundoi një kalvar i rëndë i një fëmije, i cili mbahej peng në male nga…babai i tij, që prej nëntorit të vitit 2018. Nga sot ky fëmijë mund t’i rikthehet jetës dhe nëna e tij e munduar mund të çlirohet nga një makth i tmerrshëm. Le të shërbejë ky lajm pozitiv si një thirrje tjetër për më shumë ndjeshmëri shoqërore kundër dhunës. Le të shërbejë ky moment edhe si një thirrje për më shumë burrëri e përgjegjësi, nga ata burra prindër, të cilët duhet të kuptojnë se vendi i fëmijëve është në familje dhe në shkollë”, reagoi ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026