“Shpirti i Ballkanit”në Korçë, festivali më i madh në rajon që promovon kulturën
Artistët e ardhur nga vende të Ballkanit kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve të Korçës por dhe turistëve të huaj në paradën e tyre të kostumografisë.
Një grup turistësh gjermanë njohës të kostumografisë dhe valleve janë shprehur se ballkanasit kanë një shpirt më të ngrohtë se vendet e tjera, gjë të cilën e shprehin edhe me vallet e kostumet popullore të tyre.
“Jemi të gjithë nga Gjermania, e njohim mirë vallet sepse shumë prej nesh kërcejnë. Erdhëm rastësisht këtu dhe jemi shumë të kënaqur. Të gjithë kanë ato veçoritë e tyre, bukuritë e tyre, kjo atmosfera është magjike”, thotë një turist.
Edhe për kostumografë maqedonas por edhe valltarë grekë, veshjet tradicionale ballkanase ngjajnë shumë me njëra tjetrën, kjo edhe për faktin se historia e rajonit është e lidhur me njëra tjetrën
“Ballkani është afër, Mali i Zi është multietnik, është e natyrshme që kostumet të ngjajnë me njëra- tjetrën, të kenë tipare të njëjta. Për mua është kënaqësi që vij për herën e dytë në Shqipëri, janë bashkëpunime që vlejnë”, thotë një kostumograf maqedonas.
“Ballkani është i ngjashëm, Shqipëria, Maqedonia, Greqia, Bullgaria kanë të ngjashme, historia lidhet dhe ne e tregojmë se bashku këtë në këtë festival. Unë jam nga Janina (lere ta thotë siç e thotë vet se e thotë shqip) dhe flas shqip”, shprehet një valltar grek.
“Shpirti i Ballkanit” ka filluar zyrtarisht pasditen e të premtes për të vijuar për dy net me radhë me shfaqje e të gjitha vendeve ballkanike në Pazarin e Vjetër të Korçës
LEXONI GJITHASHTU:
- Demokratët e Korçës votojnë, zgjedhin sot kryetarin e ri të degës së Rithemelimit
- Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë sjell ikona për herë të parë
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera