Shpresa për marrëveshje SHBA–Iran ul ndjeshëm çmimin e naftës në tregjet globale

25 Maj 2026 | 09:08

Shpresa për një marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ka bërë që çmimi i naftës në tregjet globale të bjerë ndjeshëm këtë të hënë. Në orët e para të ditës, një fuçi naftë është shkëmbyer për rreth 97 dollarë ndërsa nafta e tregtuar nga Shtetet e Bashkuara ka shënuar rënie prej 5.9 për qind, në 90.93 dollarë për fuçi.

Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e naftës globale dhe gazit natyror të lëngshëm, ka qenë e mbyllur që nga nisja e konfliktit më 28 shkurt.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se negociatorët kishin “diçka solide në tryezë” dhe se një marrëveshje mund të arrihej ditën e hënë.

“Jemi ende duke punuar. Në fillim menduam se do të kishim një lajm të mirë dje, por ndoshta do ta kemi sot”, ka deklaruar Rubio nga kryeqyteti indian, Delhi.

Komentet e tij kanë ardhur pasi presidenti Trump tha se marrëveshja do të përfshinte rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, por se kishte udhëzuar negociatorët të mos nxitonin për arritjen e saj.

Nga ana tjetër, Irani ka deklaruar se në bisedime është arritur progres, por nuk mund të thuhet ende se marrëveshja është afër.

Tregjet globale të energjisë kanë përjetuar luhatje të forta çmimesh që nga fillimi i marsit, kur Irani kërcënoi se do të sulmonte anije që përdornin Ngushticën e Hormuzit, në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmeve amerikano-izraelite ndaj vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin

Rritja ekonomike e Kinës u ngadalësua ndjeshëm midis fillimit të prillit dhe fundit të qershorit, ndërsa kërkesa e dobët e brendshme dhe ndikimi i luftës...
11:53 | 15/07/2026

Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit

Çmimet e naftës u rritën të mërkurën pasi SHBA-të nisën natën e katërt radhazi me sulme ndaj Iranit dhe rivendosën bllokadën ndaj anijeve që shkojnë...
11:43 | 15/07/2026

Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar

Irani ekzekutoi këtë të mërkurë një burrë të dënuar për vënien e zjarrit në një ndërtesë qeveritare gjatë protestave të janarit 2026. Mohammad Amini Dehaghani...
11:39 | 15/07/2026