Shpresë për kualifikimin historik, Vllaznia barazon me Vorsklan në Shkodër
Ndeshja e parë kualifikuese për në grupet e UEFA Champions League mës skuadrës së vajzave të Vllaznisë dhe ekipit ukrainas Vorska Kharkiv ka përfunduar në barazim 1-1. Golin e parë e shënoi skuadra shkodrane me Megi Doçin në nisjen e pjesës së dytë.
Pak minuta më vonë gjyqtarja akordoi 11-metërsh për ukrainaset shumë të diskutueshme. Fillimisht gardiania shkodrane e priti penalltinë, por vajzat ukrainase u treguan më të shkathta duke çuar topin në rrjetë.
Një tjetër episod që shënoi ndeshjen ishte goli I anuluar për Vllazninë.
Autorja e golit Megi Doçi pas ndeshjes u shpreh e emocionuar dhe plot besim për kualifikimin në fazën e grupeve.
“Shumë emocione, është kënaqësi shënimi i golit. Mendoj se bëmë një ndeshje të mirë. Objektivi jonë dihet.”
Loja e mirë në pjesën e dytë e vajzave shkodrane entuziazmoi drejtuesit e skuadrës së Vllaznisë.
“Në pjesën e dytë bajzat u përgjigjën. Siç e kemi parë ne kundërshtarin, na ka parë dhe kundërshtari ne, nuk po them se është më lehtë. Do riparojmë gabimet e bëra në pjesën e parë. 50 me 50 janë shanset e Vllaznisë për t’u kualifikuar”- u shpreh Nikolin Leka, trajner i Vllaznisë.
“Ekpi reagoi. Kishim përballë një ekip shumë të mirë. Nuk ishte ndeshje e kollajt”- theksoi Lazer Matija, president i Vllaznisë.
Ndeshja e kthimit do të luhet më 28 shtator sërish në ‘Loro Boriçi’.
Vllaznia është shumë pranë realizimit të ëndrrës për të hyrë në historinë e futbollit shqiptar si pjesëmarrëse në fazën e grupeve në Champions League.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta