Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB, reagojnë politikanët dhe ambasadorët
Shqipëria do të jetë për herë të parë në historinë e saj pjesë e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Shqipëria do të jetë vend anëtar i përkohshëm me mandat 2-vjeccar që do të nisë në janar 2022 dhe do të përfundojë në fund të vitit 2023.
Kryeministri, Edi Rama e cilëson këtë zhvillim si “lajm i bukur” duke shtuar se vendimi në Asamblenë Parlamentare të OKB-së u mor me 175 vota nga 117 që ishin të nevojshme.
Presidenti, Ilir Meta duke përshëndetur vendimin thotë se Shqipëria do të arrijë që të përmbushë sfidat në këtë përgjegjësi të lartë.
“Përshëndes zgjedhjen sot të Shqipërisë, anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për herë të parë në 65 vite anëtarësi në këtë Organizatë të rëndësishme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin global. Sfidat janë të jashtëzakonshme dhe shumë të vështira, por shpreh bindjen se vendi ynë do të përmbushë me përgjegjësi të lartë këtë detyrë dhe mision për dy vitet e ardhshme”, shpreh Meta.
Vendimi është përshëndetur nga kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca duke e cilësuar si “ditë historike për Shqipërinë”.
“Urime për zgjedhjen si anëtar i Këshillit të Sigurimit në OKB. Mezi presim të punojmë edhe më ngushtësisht së bashkë për adresimin e çështjeve globale”, shprehet z. Soreca.
Historical day for #Albania🇦🇱and its people. Congratulations for election as member of the @UN🇺🇳 Security Council 2022-2023! Looking forward to work even more closely together in addressing global 🌎issues! @AlbanianDiplo @xhacka_olta @UN_Albania @ @AlMissionUN #EU4Albania🇪🇺🇦🇱
— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) June 11, 2021
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim në reagimin e saj duke i shprehur urime Shqipërisë për këtë ditë historike thekson se SHBA presin që të punojnë edhe më ngushtësisht me Shqipërinë në rajon dhe botë.
History has been made: Congratulations to 🇦🇱 on being elected for the first time ever to the UN Security Council. 🇺🇸 looks forward to working with 🇦🇱 even more closely in the region and around the world. Urime!
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) June 11, 2021
Përveç Shqipërisë, si vend i përkohshëm në Këshillin e Sigurimit në OKB janë zgjedhur dhe Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Të pesë vendet garuan pa kundërshtarë për të qenë pjesë e trupës prej 15 anëtarësh, që ka si detyrë kryesore forcimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
Shqipëria bashkë me katër vendet e tjera do të zëvendësojnë Estoninë, Nigerin Saint Vincent dhe Grenadines, Tunizinë dhe Vietnamin.
Por, edhe pse garuan ka rivalë, vendet pretendente do të duhej të siguronin mbështetjen e më shumë se 2/3 e votave në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Gana mori 185 vota, Gaboni 183, Brazili 181, Emiratet e Bashkuara 179 vota dhe Shqipëria 175 vota.
Këshilli i Sigurimit është i vetmi organ i OKB që mund të vendosë ligjërisht sanksione dhe autorizojë përdorimin e forcës. Pesë vendet e përhershme anëtare janë SHBA, Britania e Madhe, Francë, Kinë dhe Rusi.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta