Shqipëria arrin fitore historike ndaj Hungarisë

9 Tetor 2021 | 22:47

Shqipëria ka arritur një fitore tejet të rëndësishme ndaj Hungarisë në “Pushkash Arena” të Budapestit.

Goli vendimtar u shënua nga Armando Broja 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Sulmuesi 20-vjeçar që luan në Premier League realizoi me mjeshtëri nga një goditje që zuri në befasi mbrojtën dhe portierin e Hungarisë.

Shqipëri ka arritur të fitojë dy herë ndaj Hungarisë në ndeshjet në grup me gola të Brojës, ndërkohë që në tre përballjet e mëparshme hungarezët kishin arritur tre fitore.

Me këtë rezultat, kuqezinjtë ruajnë vendin e dytë në Grupin I me 15 pikë, ndërsa Anglia kryeson me 19 pikë kurse në vend të tretë është Polonia me 14 pikë.

Armando Broja duke festuar pas goli FOTO: FSHF

Me këtë fitore, Shqipëria e drejtuar nga italiani Reja ende ëndërron një kualifikim të mundshëm për në botërorin “Katar 2022”.

Vetëm pas tre ditësh, kuqezinjtë do të luajnë përballë kundërshtarit direkt, Polonisë në “Air Albania”. Kurse dy ndeshjet e fundit do t’i luajë ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026