Shqipëria blen një tjetër sasi vaksinash Pfizer, asnjë detaj nga vendimi
Përmes një akti normativ të miratuar në mbledhjen e qeverisë një ditë më parë, Shqipëria ka blerë një tjetër sasi vaksinash Pfizer.
Vendimi i qeverisë mban firmën e zv.kryeministrit Erion Braçe dhe për shkak të sekretit tregtar, nuk janë bërë publike detaje të tjera nga vendimi mbi sasinë e dozave të blera apo çmimin që është paguar.
Kostoja për blerjen e kësaj sasie të re të vaksinave do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2021.
Sakaq, në datën 11 qershor mbërritën në Shqipëri 25 mijë doza të vaksinës Sputnik, për të vijuar procesin e vaksinimit masiv në të gjithë vendin.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se deri tani janë mbi 936 mijë vaksina të mbërritura në vend, ndërkohë që do të ulet edhe fasha e vaksinimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbërrijnë 25 mijë vaksina Sputnik, Manastirliu: Jemi gati për të ulur fashën e vaksinimit
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta