Shqipëria, e para në Europë për vdekjet nga COVID sipas FMN-së, Meta thirrje Komitetit të Ekspertëve

22 Tetor 2021 | 12:02

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka publikuar një raport i cili rendit Shqipërinë si të parën në Europë për numrin e vdekjeve nga COVID-19, në raport me popullsinë.

Presidenti i vendit Ilir Meta i cilësoi si alarmante të dhënat e këtij raporti. Ai tha se renditja në vend të parë duhet marrë seriozisht, pasi vendi ynë ka popullsi me moshë mesatare më të re, krahasuar me vendet e tjera të Europës.

Përmes një statusi në “Facebook”, të publikuar të premten, z. Meta i bëri thirrje Komitetit Teknik të Ekspertëve që të rishikojnë planin për menaxhimin e pandemisë, si edhe të jenë më transparentë me qytetarët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026