Shqipëria fiton 2-1 ”vëllazëroren” me Kosovën

11 Nëntor 2020 | 17:47

Përfaqësuesja e Shqipërisë në futboll arriti të fitojë 2-1 ndeshjen miqësore me Kosovën, ndeshje kjo që u luajt pasditen e së mërkurës në stadiumin “Elbasan Arena”.

E ashtuquajtura “Vëllazërore” nisi me disa mungesa për trajnerin e Shqipërisë, Edoardo Reja, i cili ndryshe nga herët e tjera e rreshtoi skuadrën me formacionin 4-3-3 dhe jo 3-5-2.

Marash Kumbulla i infektuar me COVID-19, mungoi dhe Kastriot Dermaku ndërsa Giacomo Vrioni ishte i lënduar. Po kështu skuadrës nuk mundi t’i bashkohej për shkak të protokolleve të koronavirusit Lorenc Trashi duke bërë që Reja të thërrasë në ekipin përfaqësues Erion Hoxhallarin dhe Marsel Ismajlgecin.

Në anën tjetër trajneri zviceran Bernard Challandes rezultoi i infektuar me COVID-19 dhe ndeshjen e drejtoi zëvendvsi i tij Muharrem Sahiti.

Të dyja skuadrat kënduan bashkë himnin kombëtar. Shqipëria e nisi përballjen me një katërshe mbrojtjeje të përbërë nga Erion Hoxhallari, Ramën Çepele (17 vjeç, debutim), Ardian Ismajli dhe Albi Doka (debutim).

Vlen të thuhet se kapiten ishte portieri Etrit Berisha pasi Elseid Hysaj u la jashtë formacionit titullar. Ndërsa në anën tjetër spikati që nga minuta e parë Vedat Muriqi.

Tifozë të futbollit shqiptar duke ndjekur nga një ballkon pranë stadiumit Elbasan Arena ndeshjen Shqipëri-Kosovë.Përballja u zhbllokua nga Bekim Balaj, pas një shërbimi nga Myrto Uzuni në minutën e 31-të.

Në pjesën e dytë të dyja skuadrat kryen nga katër zëvendësime, përpara se Uzuni të shënonte golin e dytë në minutën e 65-të.

Muriqi shkurtoi diferencat në minutën e 85-të për Kosovën përmes një penalltie.

Pas ndeshjes miqësore me Kosovën, Shqipëria e drejtuar nga Reja ka në kalendar përballjet me Kazakistanin dhe Bjellorusinë më 15 dhe 18 nëntor, ndeshje të cilat do të luhen në Tiranë dhe janë të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Shqipëria ndodhet në Grupin 4 të Ligës C, dhe aktualisht pas 4 ndeshjesh mban vendin e 3-të me 5 pikë, po aq sa Lituania dhe 1 pikë më shumë se sa Kazakistani i vendit të fundit. Kuqezinjtë kanë lëshuar pikë ndaj këtyre dy skuadrave duke zhgënjyer jo-pak ndjekësit e sportit.

Nga ana tjetër edhe Kosova nuk ka pasur paraqitje të mira. E gjendur në Grupin 3 të Ligës C me Slloveninë, Greqinë dhe Moldavinë, përfaqësuesja e Bernard Challandes ka marrë vetëm 2 pikë në 4 ndeshje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026