Shqipëria fiton ndaj Bjellorusisë, merr kryesimin e grupit në Ligën e Kombeve

18 Nëntor 2020 | 16:52

Ekipi i kombëtares shqiptare ka marrë një fitore të rëndësishme në stadiumin “Air Albania” përballë Bjellorusisë me rezultatin 3-2. Shqipëria me tri pikët e marra ka arritur që të sigurojë vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C.

Me këtë arritje, edicionin e ardhshëm, skuadra kuqezi do luajë në Ligën B.

Golat u shënuan dy nga Cikalleshi në minutën 20 dhe 27 dhe Manaj para përfundimi të pjesë së parë. Bjellorusia ngushtoi rezultatin në minutën e 80 duke mbajtur nën tension minutat e fundit të takimit.

Në shtatë përballje direkte mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë, kuqezinjtë kanë marrë tri fitore kurse bjellorusët kanë fituar dy herë dhe dy herë të tjera ndeshja ka përfunduar në barazim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026