Shqipëria gati të shkruajë historinë, 22 mijë tifozë në stadiumin “Air Albania” për sfidën me Poloninë

12 Tetor 2021 | 10:04

Sot luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë. Një ndeshje direkte për vendin e dytë në grupin eliminator të Botërorit Katar 2022, ku një fitore do të na afronte ndjeshëm me objektivin. Trajneri Edi Reja doli ditën e djeshme në konferencën e zakonshme për shtyp, ku u përpoq të largojë presionin nga të tijtë, ndërsa në seancën e pasdites hodhi dritë edhe mbi formacionin me të cilin Shqipëria do të zbresë në fushë nesër në orën 20:45.

Tekniku Italian pritet të bëjë katër ndryshime, tre prej të cilave të detyruara dhe një për zgjedhje teknike të tij. Mungojnë Berat Gjimshiti, i cili u dëmtua në Budapest, por edhe mesfushori Endri Çekiçi, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi, i cili ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit në testet zyrtare të UEFA-s.

Nedim Bajrami do të luajë nga minuta e parë në vendin e Çekiçit të pezulluar. Edhe në repartin e sulmit priten ndryshime, pasi Rey Manaj do të zëvendësojë Cikalleshin dhe krah tij do të luajë titullar Armando Broja.

Forma e tij e mirë, me tre gola dhe dy asiste në 81 minuta të luajtura në tre ndeshjet e fundit, ka bërë që trajneri Edi Reja të mos e lërë sërish në pankinë, aty ku ndaj Polonisë do të ulet beratasi Myrto Uzuni, i cili do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij në ndeshje e sipër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026