Shqipëria i vetmi vend në Ballkan pa muze etnografik kombëtar
Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që nuk ka një muze etnografik kombëtar.
Përpjekja e 15 viteve më parë për të krijuar një sektor ku të prezantohen veshjet nga të gjitha krahinat, brenda muzeut kombëtar, dështoi.
Në Shqipëri janë 8 muze etnografikë lokalë por nuk ka akoma një kombëtar.

“Kjo është një pjesë e munguar e qytetit dhe një problematikë e kahershme,” – u shpreh kërkuesi shkencor Olsi Lelaj.
Etnografja Afërdita Onuzi tregoi se ka pasur shumë arsye për të cilat është përpjekur të hapë muzeun.
“Së pari muzetë etnografike janë ID e një populli, dhe në vendin më të pazhvilluar më të varfër ka një muze modest kombëtar, sepse muze ofron mundësinë që të njohim vlerat e një populli,” – tha Onuzi.
Në vitin 2008 Ministria e Kulturës vendosi që 1.200 metër katrorë të Muzeut Historik Kombëtar të përdoreshin për të ekspozuar objektet e rralla dhe me vlerë të pasurisë etnografike.
UNDP dha 400 mijë dollarë për të përmirësuar ambientet në funksion të pavijonit, përfshirë restaurimin e një pjese të mirë të objekteve që do të ekspozoheshin.
Aty u dërguan 1.430 veshje dhe artefakte, shumica prej tyre unikale, të mbledhura në territorin shqiptar.
Duke qenë se kjo hapësirë nuk u hap kurrë ministria e Kulturës deklaroi se “ u evidentua një situatë kritike lidhur me hidroizolimin e tarracës”.
“Theksojmë që izolimi kundër ujit nuk ishte parashikuar në projektin e rikonstruksionit,” – tha ministria e Kulturës pyetur nga Euronews Albania.
Ndërkohë specialistëve që u morrën me këtë punë, iu dha një tjetër përgjigje.
“Një ditë të bukur pasi ju vu pika u bënë të gjitha dhe po mendonim për këndin e fëmijëve që zakonisht e kërkon ky muze një ditë të bukur u tha që muzeuy do të kalojë në një rikonceptim tjetër,” – tha Onuzi.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta