Shqipëria, “kampione” në rajon për rritjen e çmimeve në dekadën e fundit, sipas fuqisë blerëse
Në 10 vitet e fundit Shqipëria i është afruar BE-së me çmimet e larta më shpejt se çdo vend i Rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Sipas të dhënave të Eurostat në vitin 2015 niveli i çmimeve sipas fuqisë blerëse ishte sa 48% e mesatares së BE, duke pasur çmimet më të lira në rajon, së bashku me Maqedoninë e Veriut. Në një dekadë, pagat vijojnë të mbeten më të ulëtat në rajon, kostot janë rritur ndjeshëm.
Në vitin 2024, çmimet në tërësi ishin sa 70% e mesatares së BE-së, duke e renditur vendin tonë si më të shtrenjtin në rajon, duke ia kaluar Serbisë e Malit të Zi, që kanë pasur historikisht produktet më të shtrenjta. Eurostat e mat treguesin e nivelit të çmimeve në raport me mesataren e BE-së, bazuar në fuqinë blerëse, ku mesatarja e Bashkimit Europian merret 100%.
Këto statistika tregojnë sa të shtrenjta janë çmimet në një vend krahasuar me mesataren e BE-së, duke marrë parasysh fuqinë blerëse, pra sa mallra dhe shërbime mund të përballohen realisht me të njëjtën shumë parash.
Një dekadë më parë, çmimet në vend ishin sa gjysma e mesatares së BE-së, ndërsa në 2024-n ishin sa dy të tretat e BE-së. Madje çmimet e ushqimeve për herë të parë kapën mesataren e Bashkimit Europian 101% dhe ishin më të shtrenjtat në rajon.
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë