Shqipëria mund Hungarinë, Broja heroi i ndeshjes në “Elbasan Arena”
Një gol i Armando Brojës, i ka dhënë fitoren Shqipërinë në ndeshjen përballë Hungarisë.
Kuqezinjtë kanë marrë tri pikë që na sigurojnë vendin e dytë në Grupin I për eliminatoret e botërorit “Katar 2022”.
19-vjeçari që luan në Angli për Southampton ka realizuar golin e parë me kumbarën vetëm pas 9 minuta lojë.
Ai hyri në fushë duke zëvendësuar Bekim Balajn në minutën 78’ ndërsa realizoi nga distanca në minutën e 87’.
Grupin I e kryeson Anglia me 15 pikë, Shqipëria 9, Polonia 7, Hungaria 7 , Andorra 3 dhe San Marino 0.
Kjo renditje do të jetë provizore pasi Polonia do të ndeshet sonte me San Marinon.
Deri tani Broja ka luajtur vetëm 19 minuta për Southampton, ku është huazuar nga Chelsea.
Broja firmosi në fillim të vitit 2020 me Chelsea kontratën e parë si futbollist profesionist.
Kontrata e tij është 5-vjeçare ndërsa debutimin e parë me Chelsea e bëri në mars të vitit të kaluar duke zëvendësuar Olivier Giroud.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta