Shqipëria nënshkruan marrëveshje ekstradimi me Spanjën

29 Shtator 2021 | 16:27

Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje me Spanjën për t’i hapur rrugë ekstradimit të personave që janë të dënuar dhe kanë probleme me ligjin.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili shtoi se ky zhvillim i ri dëshmon se ka një besim të shtuar ndërmjet autoriteteve gjyqësore në të dyja vendet.

“Kjo marrëveshje është shenjë e besimit të fortë, ndërmjet autoriteteve gjyqësore në mes të dy vendeve tona”, shkroi ai.

Sipas ministri të Drejtësisë, marrëveshja ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin dhe të “përmirësojë institucionin përkatës”, i cili kryen ekstradimin e elementëve me rrezikshmëri sociale, që strehohen në Shqipëri apo Spanjë.

Ai thekson se kjo marrëveshje është një sinjal i qartë për botën e krimit, që kryejnë veprimtari në kundërshtim me ligjin.

“Ky është një sinjal i qartë që tashmë shkon për botën e krimit në marrëdhëniet tona në fushën penale me Mbretërinë e Spanjës”, shkroi ministri në rrjetin social Twitter.

Policia shqiptare dhe ajo spanjolle në fillim të shtatorit  pas një operacioni të përbashkët çuan në pranga 107 persona, të cilët vepronin në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Pjesa më e madhe e të arrestuarve, sipas njoftimeve, ishin me kombësi shqiptare.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026