Shqipëria nis fluturimet me Greqinë, masat që duhen zbatuar
Shqipëria do të rinisë fluturimet nga Aeroporti i Rinasit me Greqinë në datën 15 qershor. Lajmi konfirmohet nga vetë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila thotë se fluturimet do të kryhen sipas protokolleve kundër COVID-19 që janë hartuar nga të dyja shtetet.
“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë informon qytetarët se duke filluar nga data 15 Qershor 2020 do të rinisin fluturimet e rregullta Tiranë-Athinë dhe Athinë-Tiranë. Vendimi i Qeverive të të dy vendeve për të rinisur fluturimet e rregullta parashikon edhe zbatimin protokolleve të rrepta të sigurisë kundër COVID-19, të miratuara nga autoritetet e Shëndetit Publik’, njofton ministria.
Me anë të një njoftimi të shpërndarë për mediat, ministria në fjalë fton qytetarët që të respektojnë protokollet e sigurisë së vendeve ku do të udhëtojnë. Sipas MIE-së, qeveria shqiptare vijon konsultimet e vazhdueshme me shtete e tjera, me qëllim rinisjen e fluturimeve ajrore
“Njohja paraprake me këto protokolle dhe zbatimi me përpikëri i tyre nga të gjithë pasagjerët, jo vetëm do të rrisë sigurinë, duke frenuar përhapjen e infeksionit COVID-19, por njëkohësisht do të lehtësojë ndjeshëm të gjithë procedurat që do të ndiqen në aeroportet respektive. Qeveria Shqiptare është në kontakt të vazhdueshëm me qeveritë e shteteve europiane, për të avancuar me procesin e hapjes së aeroporteve nga ana e tyre dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të njoftojë në vijimësi për çdo vendim që lidhet me rinisjen e fluturimeve. U bëjmë thirrje qytetarëve që përpara çdo udhëtimi jashtë vendit të mirë informohen lidhur me protokollet e sigurisë, të hartuara nga vendet ku ata do të udhëtojë dhe që janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjithë udhëtarët”, thuhet në njoftim.
Qeveria shqiptare ka njoftuar se, në këtë datë do të fillojë punë transporti urban dhe interurban, ndërsa shoqatat janë shprehur se nuk janë gati të japin shërimin e tyre. Ata i kanë dërguar një listë me kërkesa qeverisë, ku kërkojnë mbështetje financiare dhe lehtësime fiskale.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta