Shqipëria përdoret si rrugë ‘shpëtimi’ për klandestinët që duan të shkojnë drejt vendeve të BE-së
Kufiri midis Greqisë dhe Shqipërisë është duke u bërë rruga kryesore në zemër të Evropës që po përdoret nga emigrantët për të kaluar drejt shteteve të Bashkimit Europian.
Në një vizitë të kohëve të fundit në tokën greke, agjencia e lajmeve Associated Press dëshmoi se rreth 50 njerëz u vendosën në një pyll duke u strehuar në një shtëpi të braktisur të rojeve të ushtrisë.
Ata të gjithë presin të kalojnë kufirin me Shqipërinë, vetëm disa qindra metra larg.
“Unë dua të iki, kam problem me këmbën. Shihni, nuk mund të ecë, lëviz ngadalë. Jam goditur në vendin tim në Darra”, u shpreh një emigrant nga Siria.
Abdallah ka 50 ditë që qëndron këtu, së bashku me gruan dhe 5 fëmijët të moshës 5-15 vjec. Ata kanë tentuar 6 herë të kalojnë kufirin.
“Unë dua të kaloj përmes Shqipërisë në Serbi, por në kufirin e Shqipërisë është Frontex nga Gjermania, Italia dhe Hungaria. Është shumë e vështirë të shkosh”, u shpreh një emigrant.
Emigrantët që nuk duan të qëndrojnë në Greqi kanë disa mundësi, të gjitha të paligjshme: të grumbullohen në një varkë kontrabande drejt Italisë, të përdorin letra të rreme për të marrë një avion, ose të ecin nëpër Bullgari, Maqedoninë e Veriut ose Shqipëri.
Por, me Bullgarinë që shihet si shumë e rrezikshme dhe Maqedonia e Veriut gjithnjë e më e ruajtur, një numër i madh zgjedhin Shqipërinë, edhe pse patrullat e saj forcohen nga oficerët e agjencisë kufitare Frontex të Bashkimit Evropian.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta