Shqipëria pjesë e traktatit botëror për pandeminë, bashkëpunim për të përballuar emergjencat
Një traktat ndërkombëtar është përgatitur nga ana e më shumë se 20 liderëve botërore dhe OBSH-së për të ndihmuar në përballimin e emergjencave shëndetësore siç ishte edhe pandemia e COVID-19 e cila ka gjunjëzuar gjithë globin.
Pjesë e tij është edhe Shqipëria. Ideja e një traktati të tillë, i cili do të siguronte qasje universale dhe të barabartë në vaksinat, ilaçet dhe diagnostikimet për pandemitë, u paraqit nga kreu i Këshillit Evropian, Charles Michel në një samit të G20 nëntorin e kaluar.
Qëllimi kryesor i një traktati të tillë është forcimi i rezistencës mbarëbotërore ndaj pandemive të ardhshme përmes sistemeve më të mira të alarmit, ndarjes së të dhënave, hulumtimeve , prodhimit dhe shpërndarjes së vaksinave, ilaçeve duke e vënë theksin tek bashkëpunimi dhe fryma e solidaritetit. Krahas Gjermanisë, Francës, Britanisë, OBSH pjesë e tij janë edhe Shqipëria, Greqia, Serbia, Rumania, Holanda, Spanja, Norvegjia, Senegali etj.
“Do të ketë pandemi të tjera dhe urgjenca të tjera të mëdha shëndetësore. Asnjë qeveri e vetme ose agjenci shumëpalëshe nuk mund ta trajtojë këtë kërcënim vetëm, Çështja nuk është nëse, por kur.,” shkruajnë udhëheqësit në një artikull të publikuar në gazetat kryesore spanjolle, britanike e franceze siç është ”Le monde”.
Traktati gjithashtu nënvizon se shëndeti i njerëzve, kafshëve dhe planetit janë të gjithë të lidhur dhe duhet të jenë përgjegjësi e përbashkët, duke kërkuar transparencë dhe bashkëpunim global.
“Ne jemi të bindur se është përgjegjësia jonë, si udhëheqës të kombeve dhe institucioneve ndërkombëtare, të sigurojmë që bota të mësojë nga pandemia COVID-19, duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe të bashkohemi si një komunitet global për bashkëpunim paqësor që shtrihet përtej kësaj krize”, shkruajnë udhëheqësit.
Një marrëveshje e tillë krahasohet me traktatin e arritur pas Luftës së Dytë Botërore dhe është e nevojshme për të ndërtuar bashkëpunimin ndërkufitar.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran