Shqipëria po plaket, Banka Botërore 3 sugjerime për qeverinë

21 Shkurt 2022 | 19:38

Shqipëria po plaket. Të dhënat demografike, emigrimi për arsye edukimi dhe profesionale, janë arsyet kryesore sipas analizës së Bankës Botërore.

Numri i popullsisë së Shqipërisë prej kohësh ka mbetur i njëjtë – 2.8 milionë banorë – me ndryshime të vogla nga viti në vit.

 Ndërsa në 2021, INSTAT llogariti mbi 3,000 vdekje më shumë sesa lindje. Ky ishte kulmimi i një rënieje të vazhdueshme të lindshmërisë në Shqipëri.

Emigrimi i shqiptarëve për të gjetur një punë më të mirë vijon, duke sjellë rënien e numrit të qytetarëve në moshë pune.

Këto faktorë kanë sjellë edhe plakjen e popullsisë në Shqipëri. Mosha mesatare e qytetarëve është plakur me dy vjet gjatë viteve të fundit.

Shqipëria ka nivelin më të lartë të papunësisë, krahasuar me vendet fqinje që kanë popullsi me nivel më të ulët edukimi universitar.

Në anën tjetër, qeveria shqiptare shpenzon më pak para për edukimin publik, se çdo vend tjetër në rajon dhe Evropë.

Banka Botërore i sugjeron qeverisë investimin në edukimin publik, reformimin e sistemit universitar, si dhe krijimin e kushteve për nxitjen e kthimit në Shqipëri të të diplomuarve në universitete të huaja, duke krijuar vende pune që kërkojnë aftësi të larta profesionale.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026