Shqipëria shënon numrin më të lartë të të infektuarve, 36 raste të reja në 24 orë

9 Qershor 2020 | 08:59

Ministria e Shëndetësisë lajmëroi me shqetësim përkeqësimin e rasteve me Covid-19 në Shqipëri. Ditën e sotme vendi regjistroi një rekord infektimesh që nga përhapja e pandemisë, 36 persona të prekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 27 prej të cilëve në Tiranë.

Mjekja Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik tha se shkak për rritjen e numrit të të prekurve janë bërë grumbullimet masive dhe mosrespektimi i masave. 

“Situata e Covid-19 është përkeqësuar. Kjo situatë nuk ishte kaq e papritshme për shkak të grumbullimeve masive që kanë ndodhur ditët e fundit. Jo vetëm grumbullimet, por edhe mosrespektimi i këshillave, në lidhje me distancimin fizik, në lidhje me mbajtjen e maskave, në lidhje me shumë elementë të tjerë të kujdesit personal qoftë edhe të higjienës,” deklaroi znj. Bino.

[
cite_header=Të gjithë qytetarët të gjithë ne duhet të jemi të përgjegjshëm që Covid-19 nuk ka ikur nga vendi jonë
cite_author=Silva Bino
cite_description=Specialiste e ISHP
]

Në 24 orët e fundit janë testuar 359 persona të cilët janë dyshuar për Covid-19 dhe prej të cilëve kanë rezultuar 27 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 2 raste në Kamëz, 1 rast në Durrës, 1 në Lushnje dhe 1 në Lezhë, sipas specialistes.

Përkundër shifrave rekord, të cilat janë regjistruar që nga nisja e pandemisë në Shqipëri, znj. Bino u shpreh se në 24 orët e fundit janë shëruar 15 qytetarë duke çuar numrin total në 960. Aktualisht siç bën me dije Ministria e Shëndetësisë në të gjithë vendin janë 305 raste aktive.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026