Shqiptarët dhe serbët kundër reciprocitetit për targat

24 Shtator 2021 | 20:31

Drejtuesit e automjeteve po i heqin targat e Republikës së Kosovës. Ato, qytetarët e Kosovës që duan të hyjnë në territorin e Serbisë, duhet t’i zëvendësojnë me targat provizore serbe.

Qytetarët shqiptarë e serbë nga Kosova që për arsye pune apo personale u duhet të hyjnë në shtetin e Serbisë tregojnë së janë mësuar me këtë  fakt edhe pse iu duket i panevojshëm.

“Prej 4-5 vjetësh çdo ditë shkoj andej se punoj. Tani jam mësuar, më është bërë normale. Ata që janë fillestarë atyre ju duket keq dhe kuptohet që është keq po çfarë të bëjmë. Çmimi është 5 euro dhe vlejnë 2 muaj”, thotë një qytetar shqiptar.

Euronews Albania pyeti edhe disa qytetarë të cilët shprehen se kjo masë iu krijon vonesa të panevojshme, ndaj duhet të rishikohet nga ana e politikanëve.

“Më duhet të shkoj në Serbi për disa punë, por kështu është tmerrësisht e vështirë. Para disa ditësh kam pritur 6 orë, edhe pse i kam edhe targat e Kosovës. Politikanët duhet të merren vesh, s’ka pse t’i vuajë populli këto probleme”, u shpreh një qytetar serb.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026