Shqiptarët drejt Malit të Zi për fundjavë, mbi 1 km radhë makinash në Muriqan

19 Qershor 2021 | 13:06

Në pikën kufitare të Muriqanit, ku lejohet kalimi i qytetarëve shqiptarë, nuk mungojnë radhët e gjata të makinave.

Korrespondenti i Euronews Albania, Teodor Gjerga raportoi se që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, në këtë pikë kufitare ka një prani të shtuar të automjeteve, të cilët duan të dalin nga territori shqiptar. Kjo radhë automjetesh i kalon 1 km.

Nga ana e policëve doganorë po punohet me dy sportele dhe një të tretë që shërben vetëm për autobusët.

Ndërsa, në pikën tjetër kufitare me Malin e Zi, atë të Hanit të Hotit, situata është më e normalizuar, pasi kjo pikë kufitare përdoret kryesisht për mjetet që kryejnë transportin e mallrave.

LEXONI GJITHASHTU:

Pika doganore e Kapshticës dhe ajo e Qafë-Botës vijojnë të jenë të mbyllura

Sot Greqia hap kufijtë me Shqipërinë, njofton ministria e Jashtme shqiptare

Udhëtimet drejt BE-së, Tomini: Qytetarët duhet të marrin informacion nga shteti ku duan të shkojnë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026