Shqiptarët e Kosovës të zemëruar për aktakuzën ndaj Thaçit: Po krimet e serbëve?

5 Nëntor 2020 | 21:41

Qytetarët kosovarë në Prishtinë reaguan të irrituar ndaj akuzës për krime lufte të ngritur ndaj presidentit Hashim Thaçi nga gjykata e Hagës, që çoi dhe në dorëheqjen e tij.

Prokurorët e mbajnë Thaçin përgjegjës për vrasjen e rreth 100 civilëve gjatë luftës së vitit 1998-1999, kur ishte komandant i UÇK-së, grupi që luftoi kundër spastrimit etnik të policisë dhe ushtrisë serbe.

Shumë njerëz në Kosovë i kundërshtojnë proceset për krime lufte të ngritura ndaj ish-komandantëve, të cilët i konsiderojnë heronj.

“Është shumë keq për shtetin dhe popullin e Kosovës që këto gjëra po iu ndodhin shqiptarëve dhe jo serbëve, të cilët kryen masakra ndaj njerëzve tanë dhe kur viktimat nuk janë gjetur ende”, tha Gëzim Stavileci, banor i Prishtinës.

Pas një konference shtypi, Thaçi u drejtua për në aeroportin ushtarak të Prishtinës për t’u nisur për në Hagë.

“Mendoj se është një padrejtësi e madhe që po gjykojnë çlirimtarët tanë. Një padrejtësi e madhe”, tha Fejzullah Ibrahimi, ekonomist.

Në të njëjtën linjë është edhe analisti Fisnik Ismaili, i cili vlerëson se arrestimi i liderëve të vendit është një traumë e madhe për Kosovën, edhe në aspektin politik.

“Ne ose do të kemi një rikonfigurim të forcave politike në Parlament, që do të thotë që qeveria në pushtet të pasurohet me deputetë të PDK-së dhe të zgjidhet presidenti i ri, në mënyrë që qeveria të vazhdojë mandatin e saj deri në 2023-shin. Kjo do të thotë se ne do të kemi një qeveri tripartiake. Ndërsa opsioni i dytë është më pak i besueshëm dhe është që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme në një periudhë 6-mujore”, deklaron Fisnik Ismaili, analist politik.

Gjykata Speciale u ngrit në vitin 2015 për të trajtuar krimet e lidhura me luftën që çoi në pavarësinë e Kosovës. Gjykata qeveriset nën ligjin kosovar, por stafi i saj përbëhet nga gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë. Të dyshuar të tjerë për krime gjatë luftës së viteve 98-99 janë gjykuar në ish-gjykatën e OKB-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026