Sondazhi: Shqiptarët kundër vaksinës COVID-19

12 Tetor 2020 | 06:36

Pjesa më e madhe e shqiptarëve janë kundër marrjes së një vaksine që do të mund t’i mbronte ata nga virusi i COVID-19.

Në një sondazh të IDRA, dilemës së marrjes së vaksinës ose jo kur ajo të jetë gati, të anketuarit i janë përgjigjur me skepticizëm.

Në këtë anketim 54% e njerëzve deklarojë se “më së shumti jo” ose “absolutisht jo”, nuk do e bëjë vaksinën edhe kur ajo të jetë gati.

Ndërkohë 19% e tyre janë të vendosur të vaksinohen dhe 18% deklarojë “më së shumti po”, se do e bëjmë vaksinën kur ajo të jetë gati.

Skeptikët e vaksinës më pas janë pyetur se cilat sipas tyre janë arsyet kryesore të refuzimit të vaksinimit kur ajo të jetë gati.

Më shumë se gjysma (53%) i druhen efekteve anësorë të vaksinës, 20% e tyre janë kundra vaksinave në parim, 11% e tyre dyshojë te efektshmëria e saj.

Analisti i të dhënave nga IDRA, Dhimitër Peci tha për Euronews Albania se tek 54 për qind e personave që ishin shprehur kundër vaksinës, vetëm 34 për qind ishin ‘jo’ kategorikisht, ndërsa 20 për qind prej tyre u shfaqën të lëkundur.

Sipas tij, tek ata që janë përgjigjur ‘po’ ishin më pak të rinj, u shfaqën të pavendosur, ndërsa me rritjen e moshës ishin më të ndarë në përgjigje.

 

Lexoni gjithashtu: 

Vaksina kundër gripit sezonal, frika nga coronavirus shton kujdesin, dyndje nga ata që e përfitojnë falas

Vaksina ruse, Moska pretendon se është më e saktë se e SHBA-së

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026