Shqiptarët mendim më pozitiv për Greqinë sesa grekët për Shqipërinë
Ndonëse marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë përmirësuar në krahasim me dekadat e mëparshme, sërish mendimi që shqiptarët kanë për Greqinë është më pozitiv sesa mendimi i grekëve për Shqipërinë.
Është ky përfundimi i dy sondazheve paralele të kryera në Shqipëri dhe Greqi për të evidentuar perceptimin e dy popujve për marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas sondazhit, 61% e shqiptarëve të anketuar kanë mendim pozitiv për Greqinë, ndërsa vetëm 15.5% e grekëve të anketuar kanë mendim pozitiv për Shqipërinë.
Ndërsa, në nivelin individual grekët kanë mendim më pozitiv për shqiptarët dhe shkon deri në 47.5%, por sidoqoftë shqiptarët përsëri arrijnë në 60%.
Në Shqipëri, qëndrimet më pozitive ndaj grekëve gjenden kryesisht në jug të vendit. Në Greqi, përqindja më e lartë e qëndrimeve pozitive ndaj shqiptarëve gjendet midis të rinjve.
Shqiptarët konsiderojnë si problemet më të rëndësishme që ndikojnë marrëdhëniet dypalëshe, caktimin e kufijve të zonave detare dhe çështjen e popullsisë Çame, ndërsa greket janë të shqetësuar për ekspansionizmin e perceptuar shqiptar dhe politikat e Shqipërisë ndaj minoritetit grek, por edhe këto çështje tërheqin vëmendjen në rreth 12%.
Anketa në Shqipëri u bazua në 1.200 qytetarë të intervistuar, gjatë muajit shkurt të vitit 2020. Ndërsa anketa greke pyeti 1.128 qytetarë në dhjetor të vitit 2019.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kostas Bakoyannis: Greqia dhe Shqipëria kanë vullnet politik për të bashkëpunuar
- Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi: Kategoritë e udhëtimit kanë ndryshuar, kuotat kanë mbetur të njëjta
- Vapa ‘shkrin’ Greqinë, i nxehti afrikan sjell pluhur në rajonin e Atikës
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta