Shqiptarët të parët në rajon për numrin e kërkesave për azil, lakmojnë Francën e Gjermaninë

29 Korrik 2021 | 13:55

Të dhënat e Institutit Europian të Statistikave, rendisin Shqipërinë ndër 30 vendet me numrin më të lartë të kërkesave për azil në raport me popullsinë.

Për shqiptarët Franca është shteti i lakmuar, i cili njihet për praktikat dhe mbështetjen sociale. Në 2020-n Franca përbënte 44% të totalit të aplikimeve, e ndjekur nga Gjermania e Greqia.

Në vitin 2020, 471 mijë individë aplikuan për azil, nga të cilët 416 mijë për herë të parë, thotë Eurostat.

Për shkak të pandemisë, numri i azilkërkuesve është ulur në krahasim me vitin 2019. Sidoqoftë masat kufizuese nuk i penguan 6600 shqiptarë të shprehin vullnetin për të kërkuar azil në BE. Nga këta, 5000 ishin të rinj nën moshën 35 vjeç.

Ekspertët thonë se ekonomia dhe pasiguritë në të ardhmen detyrojnë të rinjtë të emigrojnë në vende të zhvilluara. Kjo shihet edhe tek vendi ku kërkohet strehimi.

Për periudhën 2011 deri në 2020, në total në vendet e BE aplikuan rreth 202 mijë shqiptarë. Rekordi u arrit në 2015-n, me 66 mijë persona, por që nga ky vit, edhe numri i refuzimit të kërkesave nga BE është rritur, duke mbërritur mesatarisht në 1 pranim për 32 aplikime.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026