Shqiptari i parë që bën vaksinën anti-COVID, apeli i mjekut Arjet Gega në SHBA

17 Dhjetor 2020 | 12:59

Mjeku infeksionist Arjet Gega është shqiptari i parë që ka bërë vaksinën e Pfizer anti-COVID.

Mjeku, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar një video nga momenti kur ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër virusit.

Ndërkohë z.Gega ka bërë edhe një apel që qytetarët të vaksinohen, pasi sipas tij vaksinat anti-COVID janë të sigurta dhe efikase.

“Vaksina e Covid-19 u bë! Ju lutemi merrni vaksinën tuaj sapo të jetë e disponueshme për ju. Vaksinat janë të sigurta dhe efikase, PfizerBioNTech”, shkruan ai krah videos që poston në Facebook nga momenti i vaksinimit. 

Lexoni gjithashtu:

Nis shpërndarja e vaksinës anti-COVID në SHBA, dorëzohet në kushte strikte në shtetet amerikane

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026