Masat anti-COVID, Komiteti i Ekspertëve vendos rikthimin e nxënësve të sistemit parauniversitar në shkolla

29 Prill 2021 | 14:02

Komiteti Teknik i Ekspertëve u mblodh ditën e sotme për të shqyrtuar masat anti-COVID.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli u shpreh se duke parë situatën epidemiologjike, Komiteti i Ekspertëve mendon që t’i propozojë Ministrisë se Arsimit që të kalojë nga skenari i kombinuar, në prezencën në klasë për nxënësit e arsimit parauniversitar, pra klasat 6-9 dhe vitet e para dhe të dyta të gjimnazit.

“Situata ka vijuar të jetë e qëndrueshme, por ka një tendencë të vogël rritjeje të rasteve ditore dhe të të shtruarve në spitale. Shpresojmë që situata nuk do të rëndohet, aq më tepër që vaksinimi ka ecur me ritme shumë të mira. Duke parë këtë situatë epidemiologjike, komiteti mendon t’i propozojë Ministrisë së Arsimit të kalojmë mësimi parauniversitar në klasë nga mësimi i kombinuar”, tha znj. Rakacolli.

Drejtorja e ISHP, Albana Fico u shpreh se disa qarqe si Gjirokastra dhe Korça nuk kanë pësuar ndryshime të ndjeshme për të vlerësuar masat.

Ndërkohë, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skëndër Brataj u shpreh se ka një rritje të thirrjeve në 127, e lidhur edhe me faktin e informacioneve që kërkohen për vaksinat si dhe shtim i lehtë i shtrimeve në spital dhe atyre që mjekohen në shtëpi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026