Shtatë infektime të reja me COVID-19 në Shqipëri

6 Korrik 2021 | 16:44

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 2,907 testime nga të cilat ka rezultuar pozitiv me COVID-19 shtatë persona.

Aktualisht janë 55 pacientë aktivë me coronavirus në të gjithë vendin ndërsa Tirana numëron numrin më të lartë, përkatësisht 23 raste.

Të gjitha qarqet e tjera numërojnë më pak se nga 10 raste ndërsa nga edhe qarqe që nuk kanë më asnjë person të infektuar me COVID-19.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë ndërsa 4 persona janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Ndonëse Shqipëria prej disa javësh po njeh një situatë në përmirësim, pandemia e COVID-19 ka shkaktuar 2 456 viktima.

Statistika (6 Korrik 2021)

Testime totale            821,526

Raste pozitive             132,544

Raste të shëruara       130,033

Raste Aktive                  55

Humbje jete                 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          23

Shkodër       8

Elbasan        6

Durrës           5

Vlorë             5

Korçë          5

Lezhë           2

Fier              1

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026