Shtatë të vdekur dhe mbi 700 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Në Kosovë shifrat e infektimeve dhe viktimave nga Covid-19 vijojnë të mbeten të larta. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën të ditur se nga 1651 teste të kryera, 704 prej tyre janë konfirmuar pozitivë, kurse 9 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19 duke e çuar në total numrin e të vdekurve në 948.
“Numri total i rasteve pozitive është 36.253 raste nga 135.969 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 948 raste të vdekjes Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 391 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22.137 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.168”, njofton IKSHKSH-ja.
Rastet pozitive:
Prishtinë 271 raste, Pejë 46 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Gjakovë 34 raste, Ferizaj 31 raste, Gjilan 30 raste, Lipjan 29 raste, Podujevë 28 raste, Prizren 27 raste, Mitrovicë 26 raste, Obiliq 17 raste, Suharekë 17 raste, Drenas 15 raste, Malishevë 15 raste, Skenderaj 13 raste, Deçan 10 raste, Vushtrri 8 raste, Klinë 7 raste, Shtime 7 raste, Viti 7 raste, Graçanicë 4 raste, Junik 4 raste, Kamenicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Rahovec 4 raste, Istog 3 raste dhe Dragash 2 raste.
Pas rritjes së rasteve të reja, qeveria e Kosovë ka marrë masa shtesë duke kategorizuar 18 komuna me rrezikshmëri të lartë.
Ministria e Shëndetësisë ka ftuar ndërkohë qytetarë të tregojnë kujdes, të respektojnë masat anticovid dhe të shmangin grumbullimet masive.
Sipas tyre, këto janë masa të thjeshta, por tepër të domosdoshme për të shkëputur zinxhirin e transmetueshmërisë së virusit Covid-19.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta